REXHINA GJERGJI ANTONI
Shkodër, 15 Shtator 1933 - Tiranë, 6 Tetor 2007.
"Gratë
shqiptare kanë pasur të drejtën e votës që në vitin 1920, dhe 51 vite
para Zvicrës. Rekomandimi është të keni besim, tek vetja juaj, sepse
mund të jepni progres dhe ndikoni në procesin e integrimit në BE" -
vlersoi Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi gjatë Konferencën
“Gratë dhe Integrimi”, e organizuar nga Ministria e Integrimit.
Shkenca po bën çudira dhe befasues për njerëzimin ishte dhe lajmi se
njeriu i nesërm, përmes arritjeve të mbështetura edhe nga Google mund të
jetojnë afro 170 vjet. Zgjatet rinia dhe pjekuria por shtetet duke
larguar sëmundjen e plakjes mund të shkurtojnë dhe shpenzimet për
pensionet. Tingëllon tepër e bukur për të qenë e vërtetë, por mbase
vetë Absoluti shpresoj se dëshiroka të na kthej në parametrat e Adamit
për disa shekuj.
Meqë përmenda bukuritë ekstreme, dua të sjellë në kujtesë një grua jo
vetëm shumë të bukur, por të vlersuar si profesioniste në kostumin që
diti të mbajë denjësisht për shumë vite. Rexhina Antoni pati fatin të
jetojë ndërmjet tri sistemeve dhe të njohë vlerat e lirisë si dhe të
ndjejë zhvlerësimin e kontributeve ndaj vendit që nuk e braktisi kurrë.
Silueta e laborantes që garantoi për 30 vjet kualitetin e qumshtit në
tryezat e bashkombasve më përvijohet përmes fotove të vjetra në albumin
e familjes. E bukur dhe kryelartë Rexhina nga familja shkodrane
Gjergji, u rrit me kulturë italiane në kapërcyellin e luftës botërore
dhe vendosjes së komunizmit duke lëvizur nga Kuçova në kohën e Italisë,
pastaj në Durrës e më vonë pas martese në Tiranë.
Në duar prek medalje të ndryshme pune të saj, që kuptohet për kohën
nuk është se t’i dhuronte ndokush. Krenohej në shtëpi para fëmijëve se i
kurseu shtetit tonelata gjalpi dhe qumshti dhe nuk solli të paktën
njëherë në tryezën e familjes nga Fabrika e Qumshtit.
|
VLERESIME PROFESIONALE NDER VITE
Për më tepër në përpjekjen për të pasterizuar qumshtin dhe mbrojtur
popullatën nga infeksionet pësoi sëmundjen profesionale
të bruçelozës.
|
|
Dua
të tregoj pak pa e tepruar apo mbivlersuar se Rexhina edhe pse nënë e
tre fëmijëve dhe bashkshorte e nderuar e studjuesit Dhimitër Antoni,
përfaqsonte një nga bukuritë e krahasaueshme të kinemasë italian si me
aktore si Sofia Loren, Xhina Lolobrixhida apo modele arketipale si
mbretëresha egjiptiane Nefertiti. |
|
Fotoja ku portreti i saj së toku me koleget e kombinatit ushqimor në
moment pune, bëhej dikur shpesh ilustrimi i gruas së arrirë në profesion
dhe një ndër ikonat e Revistës mondane për kohën “Shqiptarja e Re”.
|
Udhëtoj në kohë jo më larg se vitet ’90, ku për të gjithë veç
ndryshimit politik të sistemit ndodhi dhe mrekullia ekonomike e një nate
kur si me shkop magjik vlefta e aseteve dhe çmimeve u rrit me disa
zero, ndërsa pagat dhe pensionet mbetën në vend numëro.
"Nobelistët" e heshtur të ekonomisë shqiptare do kenë fjetur gjatë
atë ditë ose do jenë arratisur me pushime në ndonjë "parajsë të largët ekzotike".
Në të vërtetë historia që rrnova për me tregue sipas At Zef Pllumit, i
takon gjyshes time e cila nuk jeton më por si një Nënë simbolike më
ngjason me shumë zonja të fisme që ndiej në ecejaket e këputura nga
njëri trotuar në tjetrin e që ndajnë peshën e papasjes me djemtë e
rritur apo njëra tjetrën. Ndryshimi që shoh në këtë histori është se
Rexhina Antoni energjike si rrallkush diti të fshehë artistkisht
përgjatë viteve të punës me kolegët një dhembje gjigande.
Në maskën e urtësisë dhe bukurisë femërore Rexhina mbajti të ndrymun
dramën e dënimit të djalit të madh Gjergj Antonit, personazh në
Broduejin e Tiranës dhe i arrestuar në vitin 1970 e sakatuar në ushtri
nga diktatura për vlerat intelektuale.
Duke bashkjetuar prej disa vitesh me të çdo fundmuaji kujtoj skenën
komike me pamjen e postierit të buzqeshur të pensioneve, që kundrejt
një pagese simbolike trokiste në apartamentin e saj, për t' ia sjellë
vlerësimin qesharak dhe të shumpritur.
Disa trofe medaljesh përkthehen sot në grada ose tituj shkencorë,
shumë vite pune dhe orë jashtë orarit, mbrojtje e përgjegjshme e
shëndetit kombtar dhe vetëm 100 dollarë (10 mijë lek) në zarf me të
cilat këtë dhjetë vjeçar, pa diskutim se nuk ushqehesh dot për tre ditë
bukë e jo më tridhjetë, pa harruar ilaçet, shërbimet apo pushimet e
bekuara pa të cilat “rinia e tretë” ose pleqëria duket e pakuptimtë.
Si Rexhina janë me mijëra zonja profesioniste që dita ditës ndjejnë
në kockë brejtjen e zhvlerësimit. Në biseda me to shoh sesi në mënyrë
kontradiktore janë të gatshme të dhurojnë, ndihmojnë të afërmin dhe
mbështesin vlerat kombtare apo kauzat shqiptare por vetëm të mos ndihen
për atë që u takon.
Drama
e zhvleftësimit të profesionistit e bashklidhur me drama të tjera
familjare e personale në përballjen me shpërthimin e kufijve landor të
pas komunizmit, kur roli i burrit dhe prindërve u zbeh menjëherë si
kryefamiljarë, vërej se është e pandryshuar në kohë.
Nuk i referohem pensioneve të posaçme të një pakice, që besoj se duhet
të ishin shumicë për të gjithë bashkohëset me nivelin kur jetojmë. Kur
dikush ka fëmijët si donatorë pranë ose në emigracion ka zgjidhje, por
më të shumtët e pensionistëve ndajnë me njëri tjetrin gotën e ujit me
kafen në baret e Tiranës.
|
VLERESIM NGA PARLAMENTI |
Vetja më thotë se sa e varfër paska qenë në dy dekada kjo arka e
shprazur e shtetit demokratik, që nuk u çel një herë të vetme pa bërë
"Sikur" për të moshuarit. Po sa shoqëri e pasur qënkemi për t’i flakur
në kosh profesionistët, njerzit që ngritën institucionet në Shqipërinë e
këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë
kokulur si pasuria më e gjallë kombtare.
Mjerisht vërej me trishtim se kjo praktikë po ndiqet edhe sot me brezin e humbur të prindërve të mi.
Këto kohë në një përshpirtje te një mik i fëminisë që jeton e punon
në Athinë prej vitesh, u habita kur në bisedën sesa paguhet një
pensionist i thjeshtë në Greqi; duke marrë në referencë pensionet e
minoritarëve në Shqipëri mendova rreth 400 Euro në muaj, kurse përgjigja
e ripohuar disa herë bindëse që pensioni më i ulët nis
nga 9 000 (mijë)
Euro në vit ose 750 Euro në muaj, kurse më i larti shkon deri 30 000 (mijë) Euro në vit ose 1200 euro në muaj.
është ky një vlersim për tu
marrë si model rajonal.
Grekët si shtetas serioz po tregojnë se dinë të
reagojnë në protesta qytetare ndaj prekjes sado të vogël në standartin e
jetesës si thelb i familjes europiane. Madje vlersohet se një
pensionist grek mban 5 të papunë me të ardhurat mujore.
Po kujtoj si në nisje, diçka mbi mrekullinë e jetgjatësisë në kohrat
postmoderne; dikur ajo, Rexhina Antoni sa herë që prezantohej me ndonjë
të panjohur si “alkimiste” i tregonte me pasion legjendën e
Princeshës së Japonisë që kishte zbuluar balsamin e jetgjatsisë përmes
çajit të një luleje të rrallë, ndaj sekush mahnitej me sekretin e rinisë
dhe bukurisë së përhershme.
|