domenica 27 ottobre 2013

Ëndrra e një pensionisteje shqiptare.






Mercologe e njohur dhe vlerësuar nga shteti shqiptar dhe mediat e kohës si shtypi i përditshëm dhe revista "Shqiptarja e Re" në vitet '70-'80 në profilin e kualitetit të produkteve të qumshtit në Kombinatin Ushqimor.








REXHINA GJERGJI ANTONI
 Shkodër, 15 Shtator 1933 - Tiranë, 6 Tetor 2007.




"Gratë shqiptare kanë pasur të drejtën e votës që në vitin 1920, dhe 51 vite para Zvicrës. Rekomandimi është të keni besim, tek vetja juaj, sepse mund të jepni progres dhe ndikoni në procesin e integrimit në BE"  - vlersoi Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi gjatë Konferencën “Gratë dhe Integrimi”, e organizuar nga Ministria e Integrimit.

Shkenca po bën çudira dhe befasues për njerëzimin ishte dhe lajmi se njeriu i nesërm, përmes arritjeve të mbështetura edhe nga Google mund të jetojnë afro 170 vjet. Zgjatet rinia dhe pjekuria por shtetet duke larguar sëmundjen e plakjes  mund  të shkurtojnë dhe shpenzimet për pensionet. Tingëllon tepër  e bukur për të qenë e vërtetë, por mbase vetë Absoluti shpresoj se dëshiroka të na kthej në parametrat e Adamit për disa shekuj.

Meqë përmenda bukuritë ekstreme, dua të sjellë në kujtesë një grua jo vetëm shumë të bukur, por të vlersuar si profesioniste në kostumin që diti të mbajë denjësisht për shumë vite. Rexhina Antoni pati fatin të jetojë ndërmjet tri sistemeve dhe të njohë vlerat e lirisë si dhe të ndjejë zhvlerësimin e kontributeve ndaj vendit që nuk e braktisi kurrë.

Silueta e laborantes që garantoi për 30 vjet kualitetin e qumshtit në tryezat e bashkombasve më përvijohet përmes fotove të vjetra në albumin e familjes. E bukur dhe kryelartë Rexhina nga familja shkodrane Gjergji, u rrit me kulturë italiane në kapërcyellin e luftës botërore dhe vendosjes së komunizmit duke lëvizur nga Kuçova në kohën e Italisë, pastaj në Durrës e më vonë pas martese në Tiranë. 

Në duar prek medalje të ndryshme pune të saj, që kuptohet për kohën nuk është se t’i dhuronte ndokush. Krenohej  në shtëpi para fëmijëve se i kurseu shtetit tonelata gjalpi dhe qumshti dhe nuk solli të paktën njëherë në tryezën e familjes nga Fabrika e Qumshtit.


VLERESIME  PROFESIONALE NDER VITE
  


Për më tepër në përpjekjen për të pasterizuar qumshtin dhe mbrojtur popullatën nga infeksionet pësoi sëmundjen profesionale
 të bruçelozës.

                              
                                    
Dua të tregoj pak pa e tepruar apo mbivlersuar se Rexhina edhe pse nënë e tre fëmijëve dhe bashkshorte e nderuar e studjuesit Dhimitër Antoni, përfaqsonte një nga bukuritë e krahasaueshme të kinemasë italian si me aktore si Sofia Loren, Xhina Lolobrixhida apo modele arketipale si mbretëresha egjiptiane Nefertiti.


Fotoja ku portreti i saj së toku me koleget e kombinatit ushqimor në moment pune, bëhej dikur shpesh ilustrimi i gruas së arrirë në profesion dhe një ndër ikonat e Revistës mondane për kohën “Shqiptarja e Re”.



Udhëtoj në kohë jo më larg se vitet ’90, ku për të gjithë veç ndryshimit politik të sistemit ndodhi dhe mrekullia ekonomike e një nate kur si me shkop magjik vlefta e aseteve dhe çmimeve u rrit me disa zero, ndërsa pagat dhe pensionet mbetën në vend numëro.

"Nobelistët" e heshtur të  ekonomisë shqiptare do kenë fjetur gjatë atë ditë ose do jenë arratisur me pushime në ndonjë "parajsë të largët ekzotike".



Në të vërtetë historia që rrnova për me tregue sipas At Zef Pllumit, i takon gjyshes time e cila nuk jeton më por si një Nënë simbolike më ngjason me shumë zonja të fisme që ndiej në ecejaket e këputura nga njëri trotuar në tjetrin e që ndajnë peshën e papasjes me djemtë e rritur apo njëra tjetrën. Ndryshimi  që shoh në këtë histori është se Rexhina Antoni energjike si rrallkush  diti të fshehë artistkisht përgjatë viteve të punës me kolegët një dhembje gjigande.


Në maskën e urtësisë dhe bukurisë femërore  Rexhina mbajti të ndrymun dramën e dënimit  të djalit  të madh Gjergj Antonit, personazh në Broduejin e Tiranës dhe i arrestuar në vitin 1970 e sakatuar në ushtri nga  diktatura për vlerat intelektuale.

Duke bashkjetuar prej disa vitesh me të çdo fundmuaji kujtoj  skenën komike me pamjen e postierit  të buzqeshur të pensioneve, që kundrejt një pagese simbolike trokiste në apartamentin e saj, për t' ia  sjellë vlerësimin qesharak dhe të shumpritur.

Disa trofe medaljesh  përkthehen sot në grada ose tituj shkencorë, shumë vite pune dhe orë jashtë orarit, mbrojtje e  përgjegjshme e  shëndetit kombtar  dhe vetëm 100 dollarë (10 mijë lek) në zarf me të cilat këtë dhjetë vjeçar, pa diskutim se nuk ushqehesh dot për tre ditë bukë e jo më tridhjetë, pa harruar ilaçet, shërbimet apo pushimet e bekuara pa të cilat “rinia e tretë”  ose pleqëria duket e pakuptimtë.

Si Rexhina janë me mijëra zonja profesioniste që dita ditës ndjejnë në kockë brejtjen e zhvlerësimit. Në biseda me to shoh sesi në mënyrë kontradiktore janë të gatshme të dhurojnë, ndihmojnë të afërmin dhe mbështesin vlerat kombtare apo kauzat shqiptare por vetëm të mos ndihen për atë që u takon.
  
Drama e zhvleftësimit të profesionistit e bashklidhur me drama të tjera familjare e personale në përballjen me shpërthimin e kufijve landor të pas komunizmit, kur roli i burrit dhe prindërve u zbeh menjëherë si kryefamiljarë,  vërej se është e pandryshuar në kohë.

Nuk i referohem pensioneve të posaçme të një pakice, që besoj se duhet të ishin shumicë për të gjithë bashkohëset me nivelin kur jetojmë.  Kur dikush ka fëmijët si donatorë pranë ose në emigracion ka zgjidhje, por më të shumtët e pensionistëve ndajnë me njëri tjetrin gotën e ujit me kafen në baret e Tiranës. 

VLERESIM NGA PARLAMENTI
Vetja më thotë se sa e varfër paska qenë në dy dekada kjo arka e shprazur e shtetit demokratik, që nuk u çel një herë të vetme  pa bërë "Sikur" për  të moshuarit. Po sa shoqëri e pasur qënkemi për t’i flakur në kosh profesionistët, njerzit që ngritën institucionet  në Shqipërinë e këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë kokulur si pasuria më e gjallë kombtare. 

Mjerisht vërej me trishtim se kjo praktikë po ndiqet edhe sot me brezin e humbur të prindërve të mi.

Këto kohë në një përshpirtje te një mik i fëminisë që jeton e punon në Athinë prej vitesh, u habita kur në bisedën  sesa paguhet një pensionist i thjeshtë në Greqi; duke marrë në referencë pensionet e minoritarëve në Shqipëri mendova rreth 400 Euro në muaj, kurse përgjigja e ripohuar disa herë bindëse që pensioni më i ulët nis 
nga 9 000 (mijë) Euro në vit ose 750 Euro në muaj, kurse më i larti shkon deri 30 000 (mijë) Euro në vit ose 1200 euro në muaj 
është ky një vlersim për tu marrë si model rajonal.
Grekët si shtetas serioz  po tregojnë se dinë të reagojnë në protesta qytetare ndaj prekjes sado të vogël në standartin e jetesës si thelb i familjes europiane. Madje vlersohet se një pensionist grek mban 5 të papunë me të ardhurat mujore.

Po kujtoj si në nisje, diçka mbi mrekullinë e jetgjatësisë në kohrat postmoderne; dikur ajo, Rexhina Antoni sa herë që prezantohej me ndonjë të panjohur  si  “alkimiste”  i  tregonte me pasion legjendën e Princeshës së Japonisë që kishte zbuluar balsamin e jetgjatsisë përmes çajit të një luleje të rrallë, ndaj sekush mahnitej me sekretin e rinisë dhe bukurisë së përhershme.





Kuptoj se vlerat, pavarsisht krizave ekonomike asnjë sistem nuk ja zbeh dot grave që bëjnë histori përditë .






Nga 
Andi Bica
Tetor 2013.

Adresa e linkut:
 http://www.peshkupauje.com/2013/11/endrra-e-nje-pensionisteje-shqiptare